Lajme

Aktakuzë kundër dy personave në Gjilan, ja çfarë lëndimesh i shkaktuan një qytetari

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 01 November 2021

Prokuroria Themelore në Gjilan, përkatësisht Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve R.H. dhe Sh.Xh., për shkak të veprës penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.H., më 22 Korrik 2021, rreth orës 00:40 minuta, në diskotekën Stop, në Gjilan, me dashje dhe me përdorimin e dhunës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., duke e goditur me dorezë të revoles në pjesën e pasme të kokës, e më pas e ka goditur me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat i njëjti ka kërkuar tretman mjekësor.

I pandehuri R.H., sipas kërkesës së prokurorisë gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 03 Nëntor 2021 dhe me rastin e ngritjes së aktakuzës është propozuar që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

-Advertisement-

Ndërsa, i pandehuri Sh.Xh., me dashje ka ndihmuar në kryerjen e kësaj vepre penale, ashtu që me marrëveshje paraprake me të pandehurin R.H., e thërret të dëmtuarin L.B., duke e dërguar në vendin ku është kryer vepra penale./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera