Aktakuza zbardh detajse se si dyshohet që e kreu vrasjen Ahmet Gashi, që u esktradua nga Kosova në SHBA
Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 17 December 2024
Autoritetet kosovare e ekstraduan javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara një të dyshuar për vrasje, cili po kërkohej qe 18 vjet.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për arrestimin e një shtetasi të Kosovës nga Peja, i cili dyshohet për vrasje në SHBA.
Në një shkrim në llogarinë zyrtare në platformën “X”, Hovenier tha se javën e kaluar është përdorur Traktatin e Ekstradimit SHBA-Kosovë për të dërguar të dyshuarin Ahmet Gashi nga Kosova në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me gjyqin.
“Ne i vlerësojmë shumë autoritetet kosovare për ndihmën e qeverisë amerikane në këtë rast. Angazhimi ynë i përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit vazhdon t’i bëjë vendet tona më të sigurta”, ka shkruar Hovenier.
Ndërkaq sipas dokumentit që ambasadori amerikan ka shpërndarë në rrjetin X, thuhet se Ahmet Gashi kishte ikur në Kosovë pasi dyshohet se ka përmbysur kalimtarin pas lokalit në Bronx.
“Prokurori i rrethit të Bronx-it, Darcel D. Clark, njoftoi se kosovari dyshohet për vrasjen e një kalimtari në vitin 2006 kur ai ishte duke vozitur veturën e tij S.U.V. në një turma në Belmont Avenue pas një sherri në bar”.
“Pas 18 vitesh largimi nga autoritetet, i pandehuri po përballet drejtësi për vrasjen e një viktime në trotuar me automjetin e tij”.
“Falenderoj SHBA-në Departamenti i Shtetit, Zyra e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për Çështjet Ndërkombëtare, U.S. Marshals Service, dhe autoritetet kosovare për ndihmën e tyre në kthimin e të pandehurit që të mbyllim këtë rast të vrasjes së pakuptimtë”, thuhet në dokument.
Sipas Prokurorit të Qarkut, Clark tha se Ahmet Gashi, i njohur si Ahmet Arifi, 42 vjeç, ishte akuzuar për dy pika, të vrasjes së shkallës së dytë, vrasjes nga pakujdesia e shkallës së parë dhe rrezikimit të pamatur të shkallës së parë.
Ai doli para gjyqtares së Gjykatës së Lartë të Bronksit, Brenda Rivera, më 16 dhjetor 2024.
Ai do të kthehet në gjykatë më 16 janar 2025.
Sipas hetimeve, më 31 dhjetor 2006, rreth orës 04:35, Gashi, hyri në një debat dhe përleshje fizike në restorantin dhe barin Moonlight në 2370 Avenue Belmont.
Pasi u dëbua, Gashi vazhdoi të debatonte me njerëzit jashtë lokalit dhe iu tha të largohej.
Gashi dyshohet se ka hipur në automobilin e tij të zi, ka shkuar me shpejtësi në trotuar dhe ka shpërndarë një turma njerëzish dhe goditi Kemal Kolenoviq, 28 vjeç.
Kolenoviq, një kalimtar i pafajshëm, u hodh zbriti në bllok nga përplasja fillestare dhe vdiq nga plagët e marra.
Gashi sipas aktakuzës, ka ikur në Kosovë dhe u ekstradua në SHBA më 13 dhjetor 2024.
Çështja po ndiqet penalisht nga avokati i lartë i vrasjeve Timothy Collins Byroja e Vrasjeve nën mbikëqyrjen e Christine Scaccia, Shefe e Byrosë së Vrasjeve, dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të James Brennan, Zëvendës Shefit të Divizionit të Gjyqit dhe Terezës.
Të tjera
-
Anulohet seanca fillestare ndaj Edmon Lajqit, të akuzuarit për vrasjen e gruas së tij në Pejë
Seanca fillestare e paraparë të mbahej të martën në Gjykatën Themelore në Pej...
-
14 çanta me mbi 1 milionë tableta dhe 300 mijë euro cash, kapet në Rinas grupi nga Kosova
Pesë persona nga Kosova janë arrestuar nga policia e Shqipërisë në Rinas. Ata...
-
Sveçla: Fabrika për prodhimin e municioneve, hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur rreth marrëveshjes së ...
-
Haradinaj pret në takim Ali Ahmetin: Bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim kryetarin e BDI-së, Al...
-
U sekuestruan me urdhër të SPAK-ut, njëra vilë i kthehet Monika Kryemadhit
Gjykata e Apelit të Posaçëm e ka lënë të sekuestruar vilën e deputetes së Par...
-
Haxhi Shala dhe Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit
Haxhi Shala dhe Sabit Januzi kanë pranuar akuzën e frikësimit të një dëshmita...
-
Tërmet në Kosovë, epiqendra mes Gjilanit dhe Ferizajit
Një tërmet prej 3.1 shkallësh të Richterit e goditi Kosovën para pak minutash...
-
Ukraina merr përgjegjësinë për shpërthimin që vrau gjeneralin rus, Rusia akuzon Perëndimin
Një oficer i rangut të lartë i ngarkuar me Trupat e Mbrojtjes Bërthamore, Bio...
-
Punëtorët e “Pastrimit” në grevë, ankohet Komuna e Prishtinës
Punëtorët e kompanisë së pastrimit në Prishtinë kanë hyrë në grevë që dy ditë...
-
Duke përdorur propagandën, Simiq po kërkon vota nga serbët në Kosovë
Në vazhdën e deklaratave parazgjedhore, është paraqitur edhe nënkryetari i Li...
-
Hapet fondi për Parashqevi Simakun, synimi të mblidhen 1 milion dollarë
Është hapur fondi për ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku. Biznisme...
-
Operohet njëri nga policët e aksidentuar në veri
Sapo është operuar dhe ka dalë nga salla njëri prej tre policëve që po trajto...