Aktakuza për rastin Banjska, Maqedonci: Faktori ndërkombëtar duhet ta rrisë presionin ndaj Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 11 September 2024
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në TV Dukagjini, ka folur për aktakuzën që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur ndaj 45 personave, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin, lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë.
Ani pse e vonuar, Maqedonci thotë se kjo aktakuzë do e arrijë qëllimin e saj.
“Edhe pse e vonuar, besoj që aktakuza do të arrijë qëllimin e saj, megjithatë përderisa në Serbi në strukturat shtetërore të Serbisë, vazhdon të ekzistojë idea që Kosova është pjesë e Serbisë, derisa ligjerisht në kushtetutën e Serbisë, Kosova mbetet pjesë integrale e saj dhe derisa kemi një prezencë të jashtëzakonshme të strukturave të armatosura të Serbisë në jug të territorit të saj dhe mbështetje të këtyre grupeve terroriste si grupi i Radojicic,” tha Maqedonci.
Tutje ministri shtoi se duhet bërë më shumë, ai deklaroi se ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë presion shtetit serb.
“Faktori ndërkombëtar duhet të rrisë presionin ndaj serbisë, për t’i mbajtur në llogaridhënie jo vetëm akterët që janë involvuar direkt kundër sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, dhe jetës së qytetarëve, por edhe ata që kanë ndihmuar për të kryer këto veprime dhe dihet që këto struktura kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të shtetit serb si në furnizim ashtu edhe në trajnimin e tyre,” tha Maqedonci
Të tjera
-
Me këngë e valle, hapet Ura e Madhe në Kukës/ Pamje
Ura e Madhe e Kukësit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve. Kryemini...
-
Gripi i shpezëve konfirmohet në Shqipëri, AUV merr masa të menjëhershme
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) po monitoron me kujdes situatën zo...
-
Formula 1, Verstappen dhe 0.005% që bën diferencën
Çmimi i Madh i Brazilit do të jetë pjesë e historisë së Formulës 1 pasi finis...
-
Barcelona në alarm të kuq për shkak të stuhisë, aeroporti kthehet në “liqen”
Stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Spanjën lindore javën...
-
Pas LDK dhe AAK-së, edhe PDK-ja thotë se nuk e voton buxhetin
Partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK janë deklaruar se nuk do ta votojnë proje...
-
Lekaj: RTK-ja është Radio Televizioni i Kurtit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka thënë se RTK...
-
Kurti takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe
Ura e madhe e Kukësit është hapur këtë të hënë. “HAPET URA E MADHE e Kukës...
-
Hapet Ura e Madhe e Kukësit pas disa muajsh vonesë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendës-kryeministrja Be...
-
Trump-Harris, dita e fundit e garës! Demokratja, avantazh në rang kombëtar me tre pikë!
Gara për Shtëpinë e Bardhë në SHBA 2024 hyn sot në ditën e saj të fundit. Më ...
-
Hoti: RTK-së, AKI-së dhe AJ-së iu cenua pavarësia e punës së tyre
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se tri institucioneve vitale të Kos...
-
Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë
Analisti Shenoll Muharremi ka nxjerr statistika e krahasime e ku sipas tij ko...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...