Lajme

“Aktakuza për ish-krerët e UÇK-së është aktakuzë tipike politike”

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 15 June 2022

Ish-nënkryetari i PDK-së Arsim Bajrami vlerëson se aktakuza për ish-krerët e UÇK-së në Hagë është me motive politike.

Sipas tij, kjo aktakuzë po tenton të kriminalizojë jo vetëm ish-krerët, por edhe luftën e UÇK-së.

“Është votuar shumë lehtë dhe kanë qenë një votim shumë i vështirë, sepse ka bartur sovranitetin te një Gjykatë te e cila ke besuar dhe e cila me punën e saj të deritanishme po tregon se je shumë larg pritjeve që ka pasur edhe opinioni, por edhe ata deputetë që e kanë votuar. Sepse haptazi, rastet e para, sidomos aktakuza ndaj katër udhëheqësve të UÇK-së është një aktakuzë tipike me motive politike, që bazohet në konstruksionin e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale dhe që tenton të kriminalizojë jo vetëm katër persona kyç të UÇK-së, por edhe luftën e UÇK-së, për të hapur rrugën e një rishikimi të historisë dhe një ripërcaktimi të një kornize të së ardhmes në raportet Kosovë – Serbi”, tha ai në Tëvë 1.

-Advertisement-

Bajrami potencoi se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë mashtrim politik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera