Lajme

Aktakuza ndaj 6 personave për rastin e keqpërdorimit seksual të nxënëses nga Drenasi

Autori: Halil Berisha 16:41 | 30 October 2019

Prokuroia Themelore e Prishtinës, ka njoftuar se janë ngritur aktakuza ndaj gjashtë personave për keqpërdorim seksual të nxënëses së mitur nga Drenasi.

Sipas njoftimit të prokuroisë, aktakuza i ngarkon të dyshuarit me veprat penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”, “Shtytja në ndërprerjen e palejuar e shtatzënësisë” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”.

Të akuzuarit janë Sh.Gj., V.V.,  G.H., F.C., I.R., dhe H.H.

-Advertisement-

“Prokuroria njofton se i pandehuri Sh.Gj., akuzohet për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”, nga neni 240 të KPRK-së”.

“I pandehuri V.V., akuzohet për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 1 pika 1.3 të KPRK-së dhe “Shtytja në ndërprerjen e palejuar të shtatzënësisë”, nga neni 148 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 32 paragrafi 1 të KPRK-së”.

“I pandehuri G.H., akuzohet për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 1 pika 1.3 të KPRK-së dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”, nga neni 395 të KPRK-së”.

“Ndërkaq, të pandehurit F.C., I.R., dhe H.H., akuzohen për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 2 pika 2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Rasti është proceduar në Gjykatë”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera