Aktakuza kundër Thaçit e Veselit: Gjykatësi francez ka kohë 6 muaj për të konfirmuar ose jo aktakuzat
Autori: Gazeta inFokus 07:55 | 12 August 2020
Komunikata e famshme e Prokurorisë së Specializuar të Hagës që njofton për dërgimin në gjykatë të aktakuzës kundër presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli qëndron ende në uebsajtin e këtij instituticioni.
Komunikata e cilësuar si politike nga shumë ekspertë të fushës njofton se më 24 prill, një aktakuzë e përpiluar nga Prokurori Special i Hagës është dërguar në gjykatë.
Po bëhen gati dy muaj që prej se Prokuroria e Specializuar e Hagës lëshoi komunikatën e famshme, përmes së cilës njofton për përpilimin e një aktakuze kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa personaliteteve tjera të UÇK-së, të cilëve nuk u janë publikuar emrat, shkruan lajmi.net.
Kjo komunikatë sqaron se aktakuza është dërguar më 24 prill në Gjykatën Speciale, dhe e njëjta do të trajtohet në këtë institucion, nga ku më pas do të konfirmohet ose hidhet krejtësisht poshtë.
Nga Institucioni i Prokurorisë së Specializuar i kanë thënë lajmi.net se Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka kohë gjashtë muaj për të marrë një vendim final mbi aktakuzat dhe të njëjtat nuk do të publikohen deri në një verdikt nga Gjykata.
“Çdo informacion lidhur me aktakuzat është strikt konfidencial deri sa një gjyqtar i procedurës paraprake të konfirmojë akuzat. Gjyqtari ka deri në gjashtë muaj kohë të marrë një vendim, ta hedhë poshtë apo konfirmojë aktakuzën”, thuhej më herët në një përgjigje për lajmi.net nga Gjykata Speciale.
Bazuar në këto afate ligjore të përcaktuara, Gjyqtari i Procedurës paraprake ka kohë deri më 24 tetor të marrë një vendim në lidhje me këtë aktakuzë.
Siç edhe ceket në përgjigjen e lartëpërmendur, Specialja në rregulloren e vet specifikon se aktakuza nuk publikohet deri në një vendim final të gjyqtarit, mirëpo që në rastin e Veselit dhe Thaçit është bërë përjashtim nga rregullorja, çka sipas ekspertëve është shkelje e rëndë e punës së këtij institucioni, dhe dëmtim i kredibilitetit të Speciales. Këto vlerësime u bënë pasi që publikimi i aktakuzës së Speciales erdhi në një moment kur planifikohej takimi mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA, teksa i njëjti më pas u anulua për këtë arsye.
E kjo aktakuzë do të jetë në dorë të një gjykatësi francez, Nicolas Guillou. Për të mund të gjenden edhe të dhëna mbi historinë e tij profesionale. Guilliu ka qenë që nga viti 2015, shef i kabinetit të Kryetarit të Tribunalit Special për Libanin.
Që nga vitit 2012, ai u emërua prokuror ndërlidhës i Francës në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndihmoi në bashkëpunimin gjyqësor midis dy vendeve për çështje penale dhe civile, veçanërisht për kundërterrorizmin, praktikat e korrupsionit në vende të huaja dhe krimin kibernetik.
Gjatë periudhës 2006-2012, gjykatësi Giju shërbeu në poste të ndryshme në Ministrinë e Drejtësisë së Francës si zëvendëskreu i seksionit për të drejtën tregtare, këshilltar për çështje penale dhe këshilltar për çështje diplomatike.
Nga viti 2003 deri më 2006, gjykatësi Giju punoi si gjykatës hetimor në gjykatën e Mosë (Meaux), afër Parisit, ku trajtoi çështje të ndryshme penale si vrasje të qëllimshme, krimin e organizuar dhe krimin financiar.
Të tjera
-
Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën
Rusia është një kërcënim ekzistencial jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evr...
-
Gjykata e Beogradit dënon me 56 vjet burgim 7 serbë për krime lufte në Kosovë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Jugosllave Toplica Miladinoviq u dënua para departa...
-
Shumica e vendeve të BE-së pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të ...
-
Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në kryeqytet
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e një kufizimi për ...
-
Deliu Kodra: Raporti i DASH-it shpërfaq paaftësinë e Qeverisë Kurti
Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se raporti i fundit i Departamentit...
-
RrGK e shqetësuar me “dënimin e ulët” për të akuzuarit në rastin e dhuñimit të 11-vjeçares
Rrjeti i Grave të Kosovës ka shprehur shqetësim të madh në lidhje me dënimin ...
-
Sülmohet me tullë në kokë dhe i grabitet zinxhiri nga qafa
Një person në Mitrovicë të Veriut ka informuar policinë se pak minuta pas mes...
-
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, viziton Devolli Corporation
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit dip...
-
Lirohet nga akuza për korrupsion zyrtari i prokurimit në Komunën e Obiliqit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sherif Hotin...
-
Arrestohet një serb, në gjendje të dehur goditi një veturë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person me shtetësi serbe pasi i njëjti kis...
-
Marrëveshja skandaloze e Liburn Aliut që pritet të ratifikohet të enjten në Kuvend i jep sovranitet Maqedonisë së Veriut të projektoi tunelin edhe brenda territorit të Kosovës
Me 12 janar të këtij viti, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku ...
-
PSD mban konferencë sot para Prokurorisë Speciale
Partia Socialdemokrate do të dalë sot para media. Konferenca do të nisë n...