Lajme

Aktakuza e Prokurorisë Speciale: Kush janë tetë personat e akuzuar për korrupsion dhe për çka bëhet fjalë

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 10 June 2024

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tetë tetë personave, ish-zyrtarë të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).

Ata akuzohen për korrupsion dhe çështja për të cilën Prokuroria thotë se ka dyshim të bazuar mirë se ata e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, lidhet me një objekt afaristo-banesor në lagjen “Lakërishtë” në kryeqytet.

Ish-kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Hajdar Hoxhaj, ish-aksionari si përfaqësues i Komunës së Prishtinës, Dren Kukaj, dhe ish-aksionarët tjerë të NPB-së Vesel Makolli, Genc Sherifi, Lendita Mekuli Myderrizi, Arbnora Jashanica, Xhevdet Leci dhe Bekim Pireva janë në mesin e të akuzuarve.

-Advertisement-

Për ish-kryeshefin e NPB-së, Hajdar Hoxhajn, Prokuroria Speciale thotë se “ngarkohet edhe me akuzën për kryerjen e veprës penale Lidhja e Kontratës së dëmshme”.

Prona e cila është objekt i akuzës, bazuar në Kërkesën e Prokurorisë, është sekuestruar nga Gjykata dhe në bazë të Aktakuzës, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që ta konfiskojë atë dhe e njëjta t’i kthehet sërish pronës publike.

Prokuroria Speciale para një viti kishte kryer bastisje në lokacione të ndryshme, në kuadër të hetimeve për dhënie në shfrytëzim të tokës së NPB-së për një konsorcium të kompanive private, për të ndërtuar banesa e lokale afariste në vlerë të 120 milionë eurove.

Ngritet aktakuzë kundër tetë personave të dyshuar për korrupsion, sekuestrohet një pronë

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera