Lajme

“Akt lufte”, sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë: Duhej pyetur Këshilli i Sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 09 September 2022

Më 7 shtator, kryeministri i vendit Edi Rama njoftoi se Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pasi kishte prova të pakundërshtueshme se ky i fundit fshihej pas sulmit kibernetik.

Vendimi i qeverisë shqiptare mori mbështetjen e vendeve aleate, vendeve të NATO-s dhe SHBA-së. Ambasadës iraniane iu la 24 orë kohë për tu larguar nga vendi ynë pas vendimit të bërë publik nga Rama.

Të ftuar në studion e emisionit “Log.” në Abc, me gazetarin Endri Xhafo, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ish-drejtori i SHISH, Fatos Klosi, eksperti i çështjeve të sigurisë Ervin Karamuçi dhe analisti Mentor Nazarko mendojnë se Këshilli i Sigurisë duhej të ishte pyetur në lidhje me këtë çështje, e cila është e një rëndësie të madhe.

-Advertisement-

Pjesë nga diskutimi:

Milo: Kemi 2-3 ditë që po flasim për këtë çështje. Unë dua ta nis që duhet pyetur Këshilli i Sigurisë Kombëtare për çdo çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Është e nevojshme që të mblidhet Këshilli, aq më tepër kur këto janë çështje të mëdha, nuk janë çështje të vogla. Askush nuk do të ishte në kundërshtim me vendimin që mori qeveria, mori mbështetje të madhe, por është ndryshe kur merr dhe mbështetjen institucionale. Të gjithë jemi dakord që ka marrë një vendim të drejtë.

Klosi: Ky Këshill ka mbetur konsultativ

Nazarko: Ajo që meriton vëmendje është që ne zgjerimin e konceptit të agresionit, pavarësisht se sulmi ka qenë kibernetik, jemi në kushtet e agresionit. Ajo që ka ndodhur ka qenë një akt lufte. Shqipëria nuk i është përgjigjur në mënyrë simetrike, domethënë t’i përgjigjet me një akt lufte. Ajo që ndodhi në një kuptim quhet agresion dhe kjo shpjegon gjithë këtë angazhim ndërkombëtar, përfshirë SHBA. Ky nuk ishte sulmi vetëm ndaj Shqipërisë, por ka edhe shtete të tjera në listë. Në momentin kur Irani këtu ka një përfaqësi kaq të madhe diplomatike, 60 diplomatë, do duhet kuptuar që për agjencitë e inteligjencës mbulimi se çfarë bëjnë gjithë ditën është e kushtueshme.

Klosi: I mbulonte shërbimi jonë diplomatët

Karamuço: Shqipëria ka nevojë që të ketë një zgjatim institucional të mirë menduar, një kupolë, një çati dhe institucion i pavarur që jep llogari vetëm në Parlamentin e Shqipërisë në lidhje me koordinimin e gjithë institucioneve. Po krijohet nevoja që të krijohet dhe një kupolë e brendshme. Këta 60 veta më shumë survejoheshin nga antiterrori i Shqipërisë dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Duhet parë dhe duhet ndryshuar shumë mirë. Me luftën në Ukrainë ka një realitet të ri. bota ruse është realiteti i ri, lufta e ftohtë./Abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera