Aksioni policor: Konfiskohen mbi 14 kilogramë drogë, arrestohet një person

Autori: Gazeta inFokus
19:33 | 13 October 2022
Një person është arrestuar nga policia gjatë operacionit antidrogë që u zhvillua gjatë së enjtës në Prishtinë.
Në këtë aksion janë konfiskuar 14.5 kilogramë e llojit “Marihuanë”.
Personi i arrestuar është A.D, viti i lindjes 1981.Ai u dërgua në mbajtje prej 48 orësh.
“Në ora 13:10, njësitet përkatëse policore kanë filluar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit: A.D., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 14.5 kg substancë e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Dëshmitë e hasura në vend-ngjarje janë fotografuar nga njësia e forenzikës dhe janë tërhequr nga aty”- thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pasi kanë pranuar një informacion për trafikim të bimëve narkotike, të njëjtin informacion e kanë trajtuar në aspektin policor dhe kanë filluar hetime paraprake për të zbardhur rastin.Sot më 13.10.2022, në koordinim me prokurorin kujdestar dhe pasi është pranuar urdhëresa nga gjykatësi i procedurës paraprake, është bërë kontrollimi i një lokacioni në Prishtinë ku dyshohej se mund të gjendej lëndë narkotike.
Në ora 13:10, njësitet përkatëse policore kanë filluar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit: A.D., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 14.5 kg substancë e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.Dëshmitë e hasura në vend-ngjarje janë fotografuar nga njësia e forenzikës dhe janë tërhequr nga aty.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe me akt-vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Të tjera
-
Sot afati i fundit për deklarimin e shpenzimeve të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit
Sot, më 28 prill, është afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare t...
-
Avokati i të dyshuarit për sụlm ndaj Belgin Jasharit: Ai ka kërkuar falje, nuk ishte rast racist
Avokati i të dyshuarit për sulmin ndaj Belgin Jasharit, ka komentuar situatën...
-
Një veturë e policisë e përfshirë në aksidentin zinxhiror në Shkabaj, pesë të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti zinxhiror në Shkabaj të Pri...
-
“Mos fleni”, Muharremi thirrje qytetarëve të reagojnë pas ngecjes së Kuvendit për të shtatën herë
Analisti Shenoll Muharremi mëngjesin e sotëm e nisi sërish duke komentuar mbi...
-
Sulmohet me thik* ë një person në Ferizaj – dërgohet për trajtim në QKUK
Një ngjarje e rëndë është raportuar të dielën në Ferizaj, ku një person ka pë...
-
Vdekja tragjike e 29-vjeçarit Leonard Avdyli – Ai la pas një djalë dy vjeçar
Leonita Avdyli, 25-vjeçe nga qyteti Thun i kantonit të Bernit, e kujton me no...
-
Ngacmohet sek* sualisht një grua në Prishtinë
Një grua është ngacmuar seksualisht nga një burrë në Prishtinë. Sipas rapo...
-
Pesë raste të dhun* ës në familje në raportin 24 orësh të policisë, detaje
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët në fundit. Në Vu...
-
Shpenzimet e fushatës zgjedhore – sot afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë raportet
Sot është afati i fundit për subjektet politike që të deklarojnë shpenzimet e...
-
Dyshohen se vodhën para të gatshme nga një arkë, arrestohen dy persona në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se vodhën para të gatshme nga një ark...
-
Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë ka ndërruar jetë në Skenderaj. ...
-
AKB: Ngritja e çmimit të energjisë rrit inflacionin dhe varfërinë në Kosovë
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka shprehur shqetësimin dhe paralajmërimi...