Lajme

Aksioni i pastrimit, stafi i kryeministrit edhe nesër në punë

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 14 September 2018

I gjithë stafi i Zyrës së Kryeministrit të Kosovës do të punojë nesër në orar të rregullt megjithëse është ditë fundjave.

E shtuna (15 shtator) do të shënojë ditën e parë të aksionit të përgjithshëm të pastrimit në Kosovë.

Burinme të KALLXO.com tregojnë se me këtë rast, stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj i ka ardhur njoftimi që të dalin në punë në orar të rregullt.

-Advertisement-

“Me kërkesë të Kabinetit të Kryeministrit, ju njoftojmë se nesër, 15 shtator 2018, është ditë pune. Të gjithë punonjësit e Zyrës së Kryeministrit duhet të jenë në punë me orar të zakonshëm, nga ora 08:00”, thuhet në emailin e dërguar punëtorëve.

Donjeta Gashi, zëdhënësja e qeverisë tregoi për KALLXO.com se arsyeja për angazhimin e stafit në fundjavë është për shkak të përkushtimit në aksionin e pastrimit që do të zgjasë tre muaj.

“Për shkak të aksionit të pastrimit. I gjithë stafi do të dalë në punë dhe do t’i bashkohen aksionit. Ky është aksion tre mujor që fillon nesër. Janë të ndarë vullnetarët dhe ekipet në terren. Edhe stafi civil dhe politik do të dalin në punë”, tha Gashi.

Stafi i shërbimit civil në kuadër të Zyrës së Kryeministrit kanë qenë në grevë, nga data 3 shtator deri më 7 shtator dhe më pas e kanë ndërprerë grevën.

Nesër shënohet dita e parë e aksionit për pastrim të përgjithshëm të Kosovës.

Në krye të këtij aksioni është task- forca qeveritare e formuar për këtë qëllim.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka publikuar agjendën e ditës së parë të këtij aksioni.

Më poshtë gjeni agjendën zyrtare :

Ora: 08:30- 09:00- Grumbullimi i vullnetarëve tek Hotel Grandi;

Ora 09:30- U.d Ministri z. Fatmir Matoshi pret në takim në MMPH, Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë z. Blendi Klosi;

Ora: 10:00- Hapja e Fushatës , Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj.

Aktivitet pastrimi tek deponia ilegale e mbeturinave afër Kompanisë së Ujësjellësit KRU “Prishtina”;

Ora 10:45- Deponia ilegale, Zona Industriale, Prishtinë;

Ora: 11:30- Liqeni i Badovcit;

Ora 13:00- Aktivitet pastrimi në Gjilan, Shkolla Fillore “Abaz Ajeti”;

Ora 13:20 – Tek varrezat e qytetit – Gjilan;

Ora 16:00- Pika kufitare “Dheu i Bardhë”, Përmbyllja e aktiviteteve ditore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera