Aksioni në veri, Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për dy të arrestuar: U mbrojtën në heshtje
Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 13 November 2021
Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgim ndaj dy të dyshuarve të arrestuar në veri të Mitrovicës.
Një muaj më parë, Policia e Kosovës intervenoi në veri të Mitrovicës me qëllim të luftimit të kontrabandës e krimit të organizuar. Por atje, njësitë elite të policisë hasen në rezistencë nga serbët lokalë.
Megjithatë, tetë persona përfunduan në pranga nën dyshimin për kontrabandim me mallra nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.
E kur kanë kaluar 30 ditë nga aksioni, gjykimi i të arrestuarve në këtë rast po vazhdon në Prishtinë.
Të akuzuar për veprën penale “Pjesëmarrja ose Organizimi i grupit Kriminal të Organizuar” dhe “Kontrabandim me Mallra”, shumicës së të arrestuarve u është bërë kërkesë për ndryshimin e masës së paraburgimit në arrest shtëpiak.
Megjithatë, sipas dokumentit të siguruar nga T7, për dy të dyshuar, Prokuroria Speciale tashmë ka bërë kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit.
E në kërkesën e tij për vazhdimin e paraburgimit, prokurori i rastit ka theksuar se të dyshuarit janë mbrojtur në heshtje.
Një gjë të tillë, avokati i njërit prej të akuzuarve, Durim Osmani, e cilëson si skandaloze.
Osmani paralajmëron se rastin do ta dërgojë tek Avokati i Popullit pasi që klientit të tij i është shkelur e drejta e garantuar me Kushtetutë për t’u mbrojtur në heshtje.
Se mbrojtja në heshtje nuk duhet të jetë ndër arsyet për vazhdimin e masës së paraburgimit e thonë edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Televizioni T7 ka dërguar pyetje edhe në adresë të Prokurorisë Speciale në lidhje me këtë çeshtje, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Storien e plotë mund ta shikoni ” rel=”noopener” target=”_blank”>KËTU
Të tjera
-
Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri
Përfaqësuesit e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë përplasur sot në mbledh...
-
Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun, nëse e merr detyrën e emisarit
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka...
-
Tri banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe – pasuria e majme e Përparim Ramës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar ka deklaruar pas...
-
Lajçak: Aktualisht s’ka ndonjë progres për Asociacionin, pa të s’ka normalizim raportesh
“Nëse nuk ka përparim sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave Serbe,...
-
Ambasadori britanik në Serbi: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe organizatat tjera
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë se Londra...
-
Luftả e Kosovës në objektivin e fotoreporterit danez, Jan Grarup (FOTO)
Kur lufta në Kosovë përfundoi, fotoreporteri danez, Jan Grarup, mendoi se më ...
-
Konfiskohen produkte ilegale farmaceutike në veri
Inspektorati Farmaceutik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, më 16 prill ka...
-
Dy banesa në një lagje luksoze, kjo është pasuria e deklaruar nga Liburn Aliu
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Stërvitjet ushtarake, Vuçiq flet rreth planeve për Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë deklarimet se “vendi i...
-
Ish-kryeministri slloven Borut Pahor po synon pozitën e Lajçakut: Do të ofroj referencat e mija për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emi...
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...