Aksioni mujor “Goditja”, Policia arrestoi 234 persona – konfiskoi 83 armë zjarri dhe 2376 copë fishekë
Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 07 September 2023
Policia e Kosovës me qëllim të shtimit të masave të sigurisë në pjesët urbane të vendit ka realizuar dhe zbatuar urdhërin operativ “Goditja”, shkruan Reporteri.net.
Nga ky operacion janë arrestuar 234 persona, ndërsa janë konfiskuar 77 revole dhe 13 armë të gjata, si dhe 2376 copë fishekë kalibrash të ndryshëm janë konfiskuar.
Njoftimi i plotë:
Zbatimi i Urdhrit Operativ “GODITJA’ gjatë një muaji
Prishtinë, më 7 shtator 2023
Policia e Kosovës me qëllim të shtimit të masave të sigurisë në pjesët urbane të vendit, në
pjesët ku ka prezencë më të madhe të qytetarëve (lokale hoteliere, bare nate, kafiteri etj), ka
hartuar dhe zbatuar një urdhër operativ (UO “GODITJA”).
Detyrat që parashiheshin të realizoheshin në zbatim të urdhrit në fjalë janë shtimi i
patrullimeve policore, kontrollimi i veturave, lokaleve e personave me qëllim që të gjinden,
konfiskohen e procedohen rastet kur ka armëmbajtje pa leje, prishje të rendit e qetësisë publike
dhe iniciohen raste tjera penale, përfshirë arrestimin e personave të përfshirë në raste penale.
Që nga 8 gushti 2023, kur ka filluar së zbatuari urdhri në fjalë, e deri më 6 shtator 2023 (një
muaj), nga zyrtarë policorë të angazhuar në zbatim të ‘GODITJËS’, janë shënuar aktivitete si më
poshtë:
Numri i patrullimeve në zona urbane: 14417 patrullime,
Numri i pikave të kontrollit të automjeteve: 12511, prej tyre 3274 me radar ose alkool-test,
Numri i veturave të kontrolluara: 72386 vetura,
Numri i lokaleve të kontrolluara: 966 lokale,
Numri i personave të arrestuar: 234 persona,
Numri i armëve të zjarrit të konfiskuara: 77 revole, 13 armë të gjata,
Numri i municionit të konfiskuar: 2376 copë fishekë kalibrash të ndryshëm.
Policia edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë me aktivitete me qëllim të shtimit të masave
të sigurisë, inicimin e rasteve kriminale, arrestimin e personave që bien ndesh me ligjet e vendit.
Të tjera
-
Bedri Hamza e mbyll ditën në Iliridë: Me ndershmëri, angazhohemi për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka përfunduar ditën e sot...
-
Gambiti i kryeministrit
Në një prej tregimeve më të mira të shkurta, shkrimtari Stefan Cvajg, të quaj...
-
Nesër varrosen tri viktimat e aksidentit në Çubrel
Nesër do të bëhet varrimi i tri viktimave nga aksidenti i djeshëm në Çubrel t...
-
Xhafer Gashi dhe Lendita Bekteshi vizitojnë Raskovën: Mbështetje e fuqishme për ndryshimin që i duhet Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Albana Haxhimustafa Murseli merr pjesë në tubimin e grave të Lipjanit: Do të vazhdoj të punoj për fuqizimin e grave
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana H...
-
Shahin Dervishaj për tubimin e VV-së në Skenderaj: Kjo është e turpshme, provokim dhe mos respekt ndaj viktimave
Kandidati për deputet nga rradhet e Partise Demokratike të Kosovës, Shahin De...
-
Bedri Hamza: Në çdo dorështrëngim dhe në çdo bisedë e tubim, çdo ditë po shoh shpresë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur takime me ...
-
Betim Gjoshi i PDK-së mirëpritet ngrohtësisht nga bashkëvendasit e tij
Kandidati i PDK-së për deputet, Betim Gjoshi i cili për disa ditë u shkëput n...
-
Hamza: Kçiqi i Madh ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka vizituar banorët e Kç...
-
Musliu pas takimit në Çirez: Mbështetja për PDK-në ka qenë dhe është i palëkundur
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Ky është personi nga familja Jashari, që u shoqërua sot në polici gjatë tubimit të VV-së
Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti nuk është pritur mirë në Sken...
-
Haradinaj- Gërvallës: Kur ishim të pushtuar Ramushi quhej “gjeneral i vetëshpallur” nga lajmet e Beogradit, sot kush ia shkruan lajmet Gërvallës
Daut Haraidinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka reaguar Doni...