Lajme

Aksioni i sotëm në veri, Sveçla njofton se ka pasur rrjedhje të informacioneve

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 25 December 2021

Policia e Kosovës dhe Dogana kanë zhvilluar sot një aksion në veri të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se ka dyshime se për këtë aksion ka pasur rrjedhje të informatave, shkruan lajmi.net.

Kjo për arsyen sepse në një nga lokacionet po mungonte infrastruktura e veprimtarisë së dyshuar të jashtëligjshme.

“Në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura por mungonin paisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare”, ka thënë Sveçla në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot Policia e Kosovës në mbështetje të veprimarisë së Doganës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Komunën e Zubin Potokut me ç’rast janë kontrolluar tri lokacione/ hapësira të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovalutave. Aksioni ka përfunduar pa incidente.

Në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura por mungonin paisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare.

Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke lajmëruar çfarëdo veprimtarie joligjore, të kujtdo qoftë, duke kontribuar kështu drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit për të gjithë dhe kudo në Kosovë.

Të tjera