Lajme

Aksioni i Policisë te ‘Pallati i Rinisë’, UD i drejtorit ia transferoi vetes mbi 94 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 08 October 2024

Gazeta Infokus raportoi të hënën për një aksion të policisë konkretisht të njësisë së krimeve ekonomike në ndërmarrjen publike “Pallati i Rinisë”, ku u arrestuan drejtori i finanvace dhe një zyrtar i sigurimit.

LEXO EDHE: LAJMI I FUNDIT: Këta janë dy të arrestuarit në aksionin e Speciales në ndërmarrjen publike “Pallati i Rinisë”

 

-Advertisement-

Për Infokusin dje e kishte konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Kozmaqi.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”.Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare”, tha ajo.

Gazeta Infokus raportoi se të arrestuarit janë drejtori i Financave, Astrit Zogjani dhe zyrtari  i sigurimit Faton Rrustemi.

Sipas ‘Sinjalit’ Zogiani dhe Rrustemi dyshohet se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Përvetësimi në detyrë”.

Tutje thuhet se në dosjen për këtë rast thuhet se Zogiani gjatë vitit 2022, nga llogaria e ndërmarrjes, duke shfrytëzuar pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv dhe drejtorit të Financave, ka transferuar në llogarinë e vet mbi 94 mijë euro.

Po ashtu, ai dyshohet se te i dyshuari tjetër Rrustemi, zyrtar në këtë ndërmarrje, i ka transferuar mbi 13 mijë euro kundërligjshëm.

Të njëjtat burime thonë se nga provat që janë siguruar dhe nga procesi i hetimit u zbulua se në total, ndërmarrjes i është shkaktuar dëm mbi 107 mijë euro.

Gjatë aksionit për arrestimin e tyre është kryer kontroll i detajuar në ambientet e punës së të dyshuarve, ku janë sekuestruar dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore, një armë zjarri me 10 fishek, si dhe dy telefona.

Nga Policia dhe Prokuroria Speciale kanë bërë me dije se hetimet do të vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera