Lajme

Aksioni i Policisë së Kosovës në veri, Krasniqi: U mbyllën 5 zyre paralele të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 30 August 2024

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dhënë detaje rreth aksionit të Policisë në katër komunat në veri të vendit, ku ka deklaruar se janë mbyllur pesë institucione paralele ilegale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cënuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Krasniqi ka thënë se nuk ka vend për operim ilegal dhe shërbime paralele në asnjë hapësirë të Republikës së Kosovës.

“Komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë: 1. Qarku i Mitrovicës së Kosovës; 2. Komuna paralele e Mitrovicës; 3. Komuna paralele e Zveçanit; 4. Komuna paralele e Zubin Potokutl 5.Komuna paralele e Leposaviqit. Këto 5 sot i bashkohen 7 komunave të tjera paralele të cilat u mbyllën në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash.
Institucionet e Republikës së Kosovës oftojnë shërbime për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ato janë adresa e duhur për të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë. Mbesim të përkushtuar për sa më shumë shërbime me cilësi sa më të lartë”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Ndryshe, Policia e Kosovës po zhvillon operacion në katër komunat në veri të vendit.

Në njoftim thuhet se qëllimi i operacionit policor është “vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues.”

Siç merr vesh Reporteri.net, aksioni ka filluar në orën 17:00 dhe po vazhdon ende.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera