Lajme

Aksioni i policisë për aferën e rezervave shtetërore, LDK thërret konferencë

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 18 August 2023

Pas zhvillimeve të sotme ku u arrestuan tre persona në lidhje me aferën e rezervave shtetërore, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur një konferencë për media.

“Sot (e premte), më datë 18 gusht 2023, në orën 13:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së. Ftohen mediet ta përcjellin këtë ngjarje!”, thuhet në njoftimin e partisë.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe Ridvan Muharremin, i cili është pronar i restorantit “Bukë e zemër”.

-Advertisement-

Zyrtarë nga PDK e AAK kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Rozeta Hajdari që hetimet të vazhdojnë të papenguara. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera