Lajme

Aksioni i policisë në Vushtrri e Pejë,disa të arrestuar për armë pa leje

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 11 January 2019

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka organizuar një aksion për armëmbajtje pa leje në Vushtrri dhe Pejë.

Policia njofton se në lidhje me rastin janë arrestuar disa persona,shkruan gazeta inFokus.

“Rr. Nikollë Ivanaj, Pejë, në veturën e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 15 copë fishekë.  I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e PK.

-Advertisement-

Gjatë këtij aksioni, në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë janë gjetur një sasi e konsiderueshme pistoletash dhe karikatorë.

Ky është njoftimi i Policisë:

Fsh. Sllatinë, Vushtrri 10.01.2019-06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve ndihmëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë,  një karikator dhe 64 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

Fsh. Sllatinë, Vushtrri 10.01.2019-06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve ndihmëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz dhe një kondak i pushkës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

Rr. Shote Galica, Vushtrri 10.01.2019-06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve ndihmëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur një pistoletë, dy karikator, 14 fishekë dhe një këllëf i armës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

Fsh. Sllatinë, Vushtrri 10.01.2019-06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve ndihmëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast  është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me dy rrethore, 43 fishekë dhe një tytë e pushkës së gjuetisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera