Lajme

Aksioni i policisë: Krimet Ekonomike synojnë kapjen e 500 mijë eurove

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 20 October 2021

Aksioni që po vazhdon ende ka për synim kapjen e 500 mijë eurove të ngjyrosura, ndërkohë raportohet se deri tash janë kapur 120 mijë euro të tilla dhe po vazhdojnë bastisjet në disa lokacione për kapjen edhe të 380 mijë eurove të tjera.

Mësohet se në asistim të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë shkuar edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës për shkak të ndjeshmërisë dhe rrezikshmërisë së këtij aksioni, shkruan Gazeta Infokus.

Deri më tash dyshohet se janë arrestuar 6 persona nga Lipjani dhe Kaçaniku, por që akoma nuk është bërë i ditur identiteti i tyre.

-Advertisement-

Se është duke u zhvilluar ky operacion në shkallë të gjerë në Rajonin e Prishtinës, por pa dhënë shumë detaje, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera