Lajme

Aksioni i antidrogës në Mitrovicë, konfiskohen 56 kilogramë marihuanë si dhe ka të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 20 April 2022

Pesë persona janë arrestuar nga policia në operacionin antidrogë të zhvilluar sot në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë aksion po ashtu janë konfiskuar 56 kilogramë “Marihuanë”.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

-Advertisement-

“Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokuroritë kompetente, ku pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar personat e dyshuar të cilët dyshoheshin se në bashkëveprim trafikonin narkotikë, nga Shqipëria në Kosovës dhe pastaj për destinim jashtë Kosovës. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore fillimisht në lagjen  Uglar të Fushë Kosovës është identifikuar i dyshuari (transportieri) i parë (S.B,) i cili drejtonte një veturë të tipit Mercedes, me të cilën transportonte substancën narkotike të fshehur në bunkerin e modifikuar të veturës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se në cilësi të provave janë konfiskuar tre vetura të llojit “Mercedes”, shtatë telefona celularë, dhe para në vlerë mbi 10 mijë euro.

“56 kilogramë 81 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, tre vetura të tipit Mercedes (dy me targa te Shqipërisë një me targa vendore, që të tria me bunker të modifikuar në të njëjtën mënyrë), shtatë telefona celularë , 10 mijë e 507 euro si dhe disa monedha Lek te Shqipërisë dhe Denar te Serbisë”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera