Lajme

Aksioni gjigant policor gjerman kundër krimit kibernetik sekuestron 100 servera dhe 1 300 domene

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 30 May 2024

Sipas hetuesve, një nga goditjet më të mëdha kundër kriminelëve kibernetikë ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 100 serverave në mbarë botën dhe në mbylljen e 1 300 domeneve.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser e vlerësoi shpejt operacionin e policisë si një sukses kundër kriminelëve në internet.

”Shkalla e operacionit dëshmon se sa fort po godasim dhe shkalla me të cilën kemi të bëjmë këtu”, theksoi Faeser.

-Advertisement-

”Me operacionin më të madh ndërkombëtar të policisë kibernetike deri më sot, agjencitë e zbatimit të ligjit i kanë dhënë një goditje të madhe skenës së krimit kibernetik”, theksoi zëvendëspresidentja e BKA, Martina Link në një deklaratë për shtyp.

Në një operacion të koordinuar nga autoritetet gjermane u lëshuan gjithsej 10 urdhërarreste ndërkombëtare dhe katër persona u arrestuan. Gjermania ka lëshuar urdhërarreste për gjithsej tetë të dyshuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera