Aksioni “Brezovica” vazhdon në Prishtinë: Shtatë të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus
09:30 | 21 September 2022
Njësia Speciale e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ka nisur një operacion të kontrolleve në disa prej lagjeve luksoze të Prishtinës.
Ky aksion është i ndërlidhur me rastin Brezovica.
Prokurori i rastit, Rasim Maloku ka thënë sot për Paparacin se 8 lokacione lokacione janë pjesë e bastisjes.
“Mund të ju konfirmoj se janë tetë lokacione ku jemi duke zhvilluar aksionin”, ka thënë prokurori Maloku për Paparacin.
Ai ka thënë se deri tani janë arrestuar shtatë persona në aksionin i cili po zhvillohet.
“Janë shtatë persona të arrestuar”, u shpreh Maloku.
Nga katër aksionet në rastin e ashtuquajtur “Brezovica”, deri më tani janë arrestuar 26 të dyshuar, prej të cilëve 4 janë liruar në procedurë të rregullt dhe 19 prej tyre iu është caktuar masa e paraburgimit, kurse u janë bllokuar afër 6 milionë euro.
Në mesin e këtyre të arrestuarve, është edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, i cili dyshohet se ka përfituar 1 milion euro jashtëligjshëm nga dhënia e lejeve për ndërtim të villave në zonën e Brezovicës.
Po ashtu, nga ky aksion u arrestuan zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës (MI) dhe pronarë të kompanive të ndryshme ndërtimore, përfshirë këtu edhe Arben Çitakun, ish-sekretar i Ministrisë së Ambientit si dhe S.I, kryetarin e bordit të “Ski Center Brezovica“ dhe doganierin N.G.
Ndryshe, aksioni “Brezovica”, filloi më 21 dhjetor 2021 dhe është i udhëhequr nga prokurori Rasim Maloku nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, të cilët kanë zhvilluar këtë aksion në Komunën e Shtërpcës.
Fillimisht në këtë aksion, me urdhër të prokurorit, janë arrestuar dhjetë persona të dyshuar, ndërsa në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtarë të tjerë dhe disa pronarë të firmave, për shkak të dyshimit për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të tjera
-
Nezir Kraki i mban krahun Kurtit: Termi “nomadë” nuk ishte ofendim, ne jemi aty për të bërë Kuvendin
Deputeti i Guxo-s, Nezir Kraki, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin...
-
Trump merr vendimin e fundit për Tik-Tokun
Presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv duke zgjatur...
-
Çeku e shkruan postimin e parë si kandidat, flet për Prishtinë të gjelbër
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ...
-
Abdixhiku: Memli Krasniqi mund të flasë vetëm për 24 deputetët e PDK-së, jo për partinë e Emiliës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar dekl...
-
SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael
Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të nga...
-
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentua...
-
Abdixhiku, Kurtit: Mos më çoni më njerëz, as asgjë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se L...
-
Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
Kapet në Mbretërinë e Bashkuar shqiptari që kërkohej për vrasje
Është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar një burrë, shtetas i Shqipërisë, ku ...
-
Kurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për një investim 650 mijë euro n...
-
Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të NATO-s më 2027
(Radio Evropa e Lirë) – Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konf...
-
Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndë...