Lajme

Aksioni antidrogë në Shqipëri, Rama: 233 shpërndarës të drogës të arrestuar, 23 rrjete kriminale të shkatërruara

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 14 September 2023

Një operacion i madh kombëtar anti-drogë është zhvilluar nga toka dhe ajri në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.

Në lidhje me këtë aksion, ka dhënë detaje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka deklaruar se 233 persona janë arrestuar, pasi të njëjtit dyshohen se shpërndanin drogë te nxënësit e shkollave, transmeton Klankosova.tv.

“SUPEROPERACIONI i POLICISË SË SHTETIT u ka hedhur prangat gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe deri në orët e para të mëngjesit 233 shpërndarësve të drogës, të cilët kishin në shënjestër të veprimtarisë së tyre kriminale nxënësit e shkollave”, shkroi Rama.

-Advertisement-

Rama potencoi se janë shkatërruar 23 rrjete kriminale.

“Pas një hetimi të imtësishëm e mbledhjeje të provave në të gjitha qarqet e vendit janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe është neutralizuar një burim i rrezikshëm dëmi për shëndetin e më të rinjve, ndërkohë që kjo është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri”.

“Një duartrokitje e fortë për Policinë e Shtetit, e cila dita-ditës po rrit forcën goditëse ndaj keqbërësve të çdo lloji dhe po afirmon fuqinë e saj si garante e rendit, sigurisë e qetësisë publike në çdo komunite”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera