Lajme

Aksioni antidrogë në Prizren/ Kaq drogë u konfiskua dhe dy të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 16 November 2022

Gazeta Infokus ka raportuar pak më parë për një aksion antidroge në rajonin e Prizrenit, ku janë arrestuar dy persona.

Sipas një komunikatë për media nga Policia e Kosovës thuhet se janë sekuestruar 800 gram heroinë e ku ky aksion më saktësisht është realizuar në fshatin Shpenadi, shkruan Gazeta Infokus.

“Hetuesit policorë nga njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit për Narkotik në Prizren, pas pranimit të një informate se disa të dyshuarve janë përfshirë në trafikim me lëndë narkotike, kanë hartuar dhe zbatuar planin operativ ‘Fermeri’ duke filluar hetime intensive në mbledhjen e dëshmive. Pas grumbullimit të të dhënave se dy të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’, policia ka siguruar urdhër-kontrollin për kontrollim të banesës edhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve”, thuhet në komunikatën e policisë.

-Advertisement-

Ndryshe kanë bërë të ditur me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

“Sot, më 16.11.2022 në ora 06:10, në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ka filluar kontrolli dhe gjatë realizimit të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 805.5 gr substancë dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gr. marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin. Të dyshuarit: A.D., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe V.D., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar), janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori i rastit janë dërguar në ndalim policor deri në 48 orë”, thuhet tutje në komunikatën e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera