Lajme

Aksionarët e Stacionit të Autobusëve kërkojnë raportin financiar nga Bordi

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 01 March 2018

Sot është mbajtur takimi i parë i komisionit të ri të aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Stacioni i Autobusëve.

Dy aksionarët e zgjedhur nga Kuvendi Komunal, Rifat Deri dhe Mirsad Vitia, bashkë me aksionarin e emëruar nga kryetari i Komunës, Muhedin Nushi, do të kërkojnë nga Bordi i Ndërmarrjes raportin financiar për tri vitet e fundit, për të parë se si qëndrojnë punët në atë drejtim dhe se çfarë ndryshimet duhet bërë në ndërmarrje.

Po ashtu, komisioni i aksionarëve do të kërkojë edhe: Planin e biznesit për vitet 2015, 2016, 2017 dhe 2018; Raportet vjetore të punës së bordit 2015, 2016 dhe 2017; Organogramin e Ndërmarrjes; Biografitë e të gjithë drejtorëve dhe zyrtarëve kryesorë; Informatë mbi datën e fillimit dhe përfundimit të mandatit të bordit aktual të drejtorëve; Informatë për datën e fillimit dhe përfundimit të mandatit të komisionit të auditimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera