Lajme

Aksion për largimin e shitësve ilegal në kryeqytet, Rama: I kemi shpallur luftë ilegalitetit

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 16 May 2023

Inspektorati i komunës së Prishtinës, të martën ka nis një aksion për largimin e shitësve ilegalë afër Stacionit të Trenit në kryeqytet.

I pranishëm në këtë aksion ishte kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili tha se kjo hapësirë e cila ka qenë e uzurpuar për më shumë se dy dekada po lirohet tani.

Sipas Ramës, në këtë hapësirë do të ndërtohet një park që do të shfrytëzohet nga qytetarët.

-Advertisement-

Ai tha se si komunë i kanë shpallur luftë ilegalitetit, raporton KP.

Ndërsa, drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi tha se tashmë kjo hapësirë po lirohet, ndërsa për një pjesë të objekteve që ndodhen në afërsi do t’i shikojnë mundësitë pasi janë në pronësi të hekurudhës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera