Lajme

Aksion para MSH-së, ndizen 352 qirinj: Duam vaksina shpejt – jo arkivole për prindërit dhe gjyshërit tanë

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 27 April 2021

Në natën e sotme, disa të rinj kanë ndezur 352 qirinj para Ministrisë së Shëndetësisë, për t’i përkujtuar 352 personat që kanë vdekur nga pandemia COVID 19, prej ditës kur është formuar Qeveria Kurti 2.

Demokratët siguruan 5 mandate, kush i kryeson votat e kandidatëve në Korçë

-Advertisement-

Me këtë aksion, ata kanë shprehur protestën ndaj Qeverisë Kurti për dështimin në menaxhimin e pandemisë dhe dështimin në sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës.

Këta të rinj kanë lënë disa mesazhe ku thuhet se pritja për sigurimin e vaksinave është bërë e paranueshme dhe çdo ditë po rritet ankthi nga vdekjet si pasojë e virusit.

“Duam vaksina shpejt – jo arkivole për prindërit dhe gjyshërit tanë”, thonë ata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera