Lajme

Aksion në Brezovicë, cak ndërtimet pa leje

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 04 August 2022

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, ka konfirmuar përExpress një aksion në Brezovicë. Maloku tha se aksioni është në fazën fillestare teksa po zhvillohet për të parë gjendjen në terren si ndërtimet pa leje, në cilat zona janë ndërtuar etj.

I pyetur nëse priten arrestime sot, Maloku tha se sot do të bëhet vetëm skanimi i gjendjes në terren.

“Është duke u bë një aksion, jemi në fazën fillestare. Ka të bëjë me ndërtimet pa leje, në cilat zona janë ndërtuar etj. Sot kemi vetëm skanim të gjendjes faktike në terren”, tha Maloku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera