Sport

Aksion model nga Belgjika, gol shënon vëllau i Eden Hazardit

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 17 June 2021

Danimarka dhe Belgjika po luajnë momentalisht në kuadër të raundit të dytë në Grupin B, në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohet në ‘Parken Stadium’ në Kopenhagë, kombëtarja e Belgjikës e ka barazuar rezultatin 1-1 në minutën e 55’.

Golin për belgët e ka realizuar mesfushori i Borussia Dortmundit, Thorgan Hazard.

-Advertisement-

Vëllau i Eden Hazardit shënoi një gol të bukur pas një aksioni model të nderuar nga Lukaku dhe De Bruyne./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera