Lajme

Aksion kundër shtrenjtimit të rrymës edhe sot para zyreve të ZRRE-së

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 25 March 2025

Nga data 1 prill qytetarët pritet t’i marrin faturat e energjisë elektrike me tarifa me të larta.

Kjo pasi Zyra e Rregullatorit për Energjisë Elektrike ka propozuar rritjen e çmimit të rrymës për 15% nga muaji i ardhshëm.

E kjo nuk është mirëpritur nga qytetarët në vend.

-Advertisement-

Madje, këta, kanë nisur edhe një iniciativë në rrjetet sociale me moton “Asnjë cent më shumë”.

Në kuadër të Grupit organizativ ‘Asnjë cent më shumë’,  ditën e djeshme u organizua një aksion para zyrave të ZRRE-së kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për 15%

Para hyrjes së zyrave të ZRRE-së, u mbajt një aksion kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Aty u kërkua që të mos aprovohet blloktarifa prej 15% e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Një aksion  i tillë është paralajmëruar edhe sot për në ora 11:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera