Lajme

Aksion i Prokurorisë në Prishtinë kundër Fajdes, arrestohen 4 persona

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 19 July 2024

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas një aksioni të zhvilluar sot në orët e mëngjesit janë arrestuar katër persona të dyshuar për fajde.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka realizuar një aksion, me ç’ rast janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e qytetit të Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje, vazhdon njoftimi, se nga ky aksion i zhvilluar janë arrestuar katër persona të dyshuar, derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj të njëjtëve do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore.

-Advertisement-

“Lidhur me zhvillimet e tjera do t’iu njoftojmë në vazhdimësi”, thuhet ne njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera