Lajme

Aksion i Policisë së Kosovës, vetëm në Komunën e Istogut

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 03 Dhjetor 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar katër zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Istogut.

Lajmin për Express e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Istogut, Agim Ademaj.

“Kanë ardhur i kanë marrë me polici, katër zyrtarë të drejtoratit të bujqësisë, nuk kanë dhënë asnjë informacion, s’e kanë informuar askënd prej komunës”, ka deklaruar Ademaj.

-Advertisement-

Ndërkaq nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se momentalisht nuk mund të jeoen shumë detaje rreth aksionit të sotëm.

Zëdhënësi i poicisë, Baki Kelani, ka deklaruar se aksioni i sotëm po bëhet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, ka deklaruar Kelani.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy