Lajme

Aksion i Policisë së Kosovës në një restorant në Podujevë, arrestohet Besim Hajdari “Ciprra”

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 16 April 2021

Policia e Kosovës sot ka ndërmarr një aksion në restorant në Podujevë.

Në këtë aksion është arrestuar i dyshuari, Besim Hajdari i njohur me nofkën “Ciprra”, mëson Indeksoline përmes burimeve, raporton Indeksonline.

“Ciprra” është i dyshuar për plagosjen e një personit në Podujevë.

-Advertisement-

Aksioni i Policisë ka filluar rreth orës 20:00, saktësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku i dyshuari u përlesh edhe me policinë, por fatmirësisht nuk u lëndua asnjë zyrtar policor.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, ai ka qenë në arrati. Ai po ashtu ka qenë në kërkim edhe për një plagosje tjetër.

“Ciprra” i ka 60 vepra penale në Policinë e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera