Lajme

Aksion i policisë në rajonin e Pejës, arrestohen 11 persona – konfiskohen armë, municion e para

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 29 September 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aksionit në Pejë ka arrestuar 11 persona për veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialeve plasëse’.

Operacioni i Policisë së Kosovës në Pejë është kryer në orët e hershme të së martës, shkruan gazeta inFokus.

Sipas Policisë gjatë operacionit janë arrestuar 11 persona dhe janë konfiskuar disa armë para e municione.

-Advertisement-

“Arrestohen njëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialeve plasëse’ Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), pas hetimeve disa mujore, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti Special sot, më 29.09.2020, në orët e mëngjesit ka realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës. Gjatë këtij operacioni policor, janë kontrolluar shtëpi dhe objekte përcjellëse në 10 (dhjetë) lokacione të ndryshme. Hetuesit e DHKO-së janë përkrahur nga njësitet policore: Njësia Speciale Operative (NJSO), Njësia me qenë -K9 dhe dy njësi të Stacionit Policor Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes Policia ka konfiskuar 3 armë të gjata gjysmë automatike, 6 armë të vogla, 2 karikatorë, 1 palë dylbi180 fishekë (kalibër të ndryshëm),  2000 (dymijë) euro, 2 (dy) vetura dhe 12 (dymbëdhjetë) telefona mobil.

Sipas Policisë me aktvendim të prokurorit kompetent, njëmbëdhjetë të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera