Lajme

Aksion i policisë në qytetet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 05 May 2021

Policia e Kosovës, po vazhdon punën në terren për tu siguruar se po respektohen masat antiCOVID-19.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi ku kanë publikuar edhe fotografi nga aksionet e mbrëmjes të së mërkurës, shkruan Gazeta inFokus.

“Duke respektuar masat anti COVID, ruajmë shëndetit publik. Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren dhe me institucionet tjera po bëjnë përpjekje në parandalimin e përhapjes së pandemisë, në mënyrë që të gjithë ne ti kthehemi normalitetit sa më parë. Kjo është e mundur vetëm nese të gjithë së bashku i orientojmë objektivat tona në arritjen e qëllimit të përbashkët, respektimi i masave; mbajtja e higjienës, mbajtja e distancës fizike dhe bartja e maskës”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera