Lajme

Aksion i policisë në Gjilan: Arrestohen tre persona për trafikim me njerëz, ja çfarë u konfiskua?

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 31 October 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arrestuar në Gjilan pasi që dyshohet se janë marrë me trafikim në njerëz, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:30, e ku thuhet se të arrestuarit janë dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar.

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve nga njësitet relevante , janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartë cekur. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2650 € para të gatshme dhe 3 telefona mobil”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti në polici është iniciuar si “Trafikim me njerëz”, dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera