Lajme

Aksion i Doganës dhe Policisë së Kosovës në veri, dëgjohen të shtëna armësh

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 23 May 2022

Një aksion i Doganës dhe Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar sot nga orët e paradites në komunën e Zvecanit, në veri të vendit.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ky aksion ka synim luftën kundër kontrabandimit të mallrave dhe evazionit fiskal.

“Dogana dhe Policia e Kosovës kanë intervenuar sot në një objekt në fshatin Rajetice të komunës së Zveçanit, në të cilin dyshohet se gjenden pëplotë mallra të kontrabanduara nga Serbia”, kanë thënë burimet.

-Advertisement-

Sipas këtyre burimeve, pronar i këtij objekti është Sinisha Nedelkoviq, njëherit pronar edhe i shtëpisë së mallrave “Metal” në Zveçan, ku veç tjerash shitet edhe teknikë e bardhë, pajisje të ndryshme dhe material ndërtimor.

Burimet më tej kanë shtuar se gjatë aksionit janë dëgjuar edhe të shtëna armësh dhe nuk dihet nëse ka të arrestuar.

Aksioni është duke vazhduar edhe gjatë kohës kur po raportohet.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës por të njejtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera