Lajme

Aksion anti-kanabis në Vlorë, sekuestrohen mbi 40 kg

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 03 July 2017

Agjentë të policisë së Vlorës kanë ndërmarrë këtë të hënë një operacion, në kuadër të të cilit janë sekuestruar mbi 40 kilogramë lëndë narkotike.

Burime nga drejtoria lokale e policisë bëjnë të ditur se, pas marrjes së informacioneve në rrugë operative agjentët kanë bastisur shtëpinë e shtetasit Kristo Gjoka, banues në Himarë, shkruan Top Channel.

Në banesën e personit në fjalë janë gjetur 42 kilogramë kanabis sativa, saktësojnë burimet, të cilat shtojnë se pronari i shtëpisë është vënë në pranga bashkë me të birin, shtetasin Spiro Gjoka, 29 vjeç.

-Advertisement-

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera