Rozë

Aksidentohet ylli i Riverdale

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 22 September 2017

Aktori i Zelandës së Re, K.J. Apa është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi që ai ishte përfshirë në një aksident komunikacioni në afërsi të Vankuverit.

Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të natës pasi që aktori i njohur nga Riverdale kaloi 16 orë në xhirimin e skenave të shout, shkruan Hollywood Reporter.

Apa, i cili luan rolin e Archie në seritë e CW, nuk ka komentuar rastin.

-Advertisement-

Aktorin 20-vjeçar e kishte zënë gjumi derisa po voziste në rrugë, pas kthimit nga hoteli dhe kishte dalë nga rruga. Ai ishte dërguar në spital, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime serioze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera