Lajme

Aksidentohet vetura e ushtrisë serbe në Vranjë, vdes një rreshter – lëndohen tre ushtarë

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 16 June 2023

Ministria serbe e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë zbatimit të aktiviteteve të rregullta në Zonën e Sigurisë Tokësore, rreth orës 9:30 të mëngjesit të sotëm në fshatin Drenovac afër Vranjës, ka ndodhur një aksident me një automjet ushtarak në të cilin kanë qenë katër pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Në aksident trafiku ka humbur jetën rreshteri i lartë i klasit të pare, Branislav Kovaçeviq nga Brigada e Parë e Ushtrisë Tokësore, i cili drejtonte automjetin.

Tre pjesëtarë të Forcave të Armatosura Serbe kanë pësuar lëndime.

-Advertisement-

Ata u trajtuan në qendrën shëndetësore në Vranjë, njoftoi ministria.

Në vendngjarje kanë dalë autoritetet e policisë ushtarake, zëvendësprokurori i lartë publik në Vranjë dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Hetimi është në vazhdim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera