Lajme

Aksidentohet vetura e policisë në veri të Mitrovicës, lëndohet katër persona- ndër ta tre policë

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 18 April 2023

Një person derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq dhe duke mos respektuar rregullat e trafikut rrugor ka goditur veturën zyrtare të policisë.

Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ndërkaq bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:50 në veri të Mitrovicës.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës si dhe tre zyrtarë policorë.

-Advertisement-

“I dyshuari mashkull kosovar  derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq, duke mos respektuar shenjën ‘Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi’ dhe shenjën ‘stop’, ka goditur veturën zyrtare të Policisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre zyrtarë policorë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raport.Reklama

Ndërkaq, lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera