Lajme

Aksidentohet Drejtori i Spitalit Ushtarak

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 22 Gusht 2017

Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës pranë Gjirit të Lalzit, ku makina tip fuoristade e Drejtorit të spitalit Ushtarak, Gjovalin Bushi ka pësuar aksident në aksin rrugor Gjiri i Lalzit – Maminas.

Sipas të dhënave paraprake nga policia dhe dëshmitarët në vendngjarje, makina ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtuesit.

Mësohet se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

-Advertisement-

Gjovalin Bushi, i kontaktuar nga tvklan, ka konfirmuar se ka qenë vetë në  drejtimin e mjetit.

“Unë kam qenë në timon. Nuk jam lënduar, thjesht dëmtime të makinës”.

TvKlan publikoi videon nga vendngjarja të momentit kur automjeti i drejtorit të Spitalit Ushtarak nxirret nga kanali nga një fadromë dhe një karotrec.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy