Lajme

Aksidentohen rëndë 30 persona në Vragoli, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 13 May 2023

Para pak çastesh Gazeta Infokus, ka raportuar për një aksident të rëndë në fshatin Vragoli të Prishtinës, ku janë përfshirë një autobus, një kamion dhe një makinë dhe si pasojë mbeten të lënduar dhjetëra persona.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tha se të lënduarve iu është ofruar menjëherë ndihmë mjekësore.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera