Lajme

Aksidentohen një veturë dhe kamioni në Suharekë, vdes një këmbësor

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 28 December 2021

Një këmbësor ka vdekur si pasojë e aksidentit të djeshëm që ndodhi në Suharekë, shkruan Gazeta Infokus.

Njësitë Policore njoftuan se vozitësi i veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Autostrada “Ibrahim Rugova”, dalja për Suharekë (NN) 27.12.2021 – 19:30. Ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet. Si pasoj e aksidentit një këmbësor ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, vozitësi i veturës mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa shoferi i një kamioni është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit”, njofton Policia.

-Advertisement-

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera