Lajme

Aksidentohen dy vetura në Gllamnik të Podujevës, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 14 January 2022

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mesditë, në fshatin Gllamnik të Podujevës, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

Gjithashtu ajo bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Të tjera