Aksidenti në Lepenc, flet dëshmitari: I kam dëgjuar duke bërtitur nga poshtë

Autori: Gazeta inFokus
14:49 | 18 June 2023
Një taksist nga Kosova ishte dëshmitar i aksidentit të rëndë që ndodhi të shtunën në aksin rrugor Shkup-Bllacë, ku një veturë e tipit “BMW” nga Kosova përfundoi në lumin Lepenc.
Naman Ahmeti ka treguar për Klan Kosovën se çka kishte parë derisa ishte duke u kthyer nga Shkupi.
“Duke ardhur nga Shkupi, minutat kanë qenë në pyetje që kur ka ndodhur aksidenti. Të gjitha copat e plastikës , parakolpit (branikut), duke mos e menduar se vetura është atje poshtë. Kur e pamë një “Touran” me tabela të Shkupit. Mendova se vetëm ai është goditur, po e shikonim ku është vetura tjetër”, deklaroi ai për Klan Kosova.
“Pastaj i kam dëgjuar duke bërtitur prej atje poshtë, atje ku ka rënë vetura me njerëzit brenda, nuk shihej vetura. Kjo shenjë shumë e keqe, por ai që bërtiste, për besë, po më vie keq ta flas këtë fjalë, por nuk e kam pasur guximin që të afrohem as aty afër të shoh se e kam ditur se është e pamundur, se veç Allahu mund t’ju ndihmojë dhe kushdo qoftë, jemi njerëz. Ishalla çka vjen nga zoti duhet të pajtohemi”, shtoi ai.
“Veç duhet pasur shumë kujdes. Edhe timoni është një lloj arme për mendimin tim”, theksoi taksisti nga Kosova.
Njëri nga anëtarët e familjes Pacolli, ka arritur që të del nga vetura, derisa ende nuk dihet gjë rreth tre anëtarëve që po kërkohen ende nga ekipit e kërkim-shpëtimit, kosovare dhe maqedone.

Të tjera
-
Brenda 24 orëve mijëra kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për vikend, pika kufitare në Morinë punon me 8 sportele
Fundjava ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare në Morinë...
-
Bajrami: Haxhiun po e denigron vetëm Kurti
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mosvotimi i Albulena Haxhiut...
-
Shefi i NATO-s në Beograd: Kosova e Serbia të tregojnë fleksibilitet për kompromise të nevojshme
Kreu i Zyrës së NATO-s në Beograd, Gjeneral Brigade Pierluigi Lodola, ka thek...
-
Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Në vend se të japë llogari për dëmtimin e ekonomisë dhe të flasë për aferat korruptive, po e sulmon opozitën
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjigjur Kurtit pas sulmeve që ky...
-
KFOR-i demanton Kurtin: S’kemi vërejtur dhe as s’jemi njoftuar për ndryshime të rëndësishme të pranisë së ushtrisë serbe afër kufirit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për televizionin A2CN...
-
Thirrën zjarr*fikësit pasi u bllokuan në ashensor, por dolën pa pasur nevojë për intervenim
Disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda ashensorit të një banesë në rrugë...
-
Veç në rajonin e Pejës u arrestuan 61 persona për një muaj, kërkoheshin nga gjykatat
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit maj 2025, në rajonin e Pejës ja...
-
Hoxha kritikon LVV-në: Fakulteti i Arkitekturës po përdoret për aktivitetet partiake
Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur sot në kryeqytet Këshillin e Gruas së kësaj ...
-
22-vjeçarit nga Prishtina, policia në Kukës ia gjen mbi 14 mijë euro të padeklaruara
Një 22-vjeçar nga Prishtina është ndaluar nga policia në Kukës, nën dyshimin ...
-
Uta Ibrahimi i prinë grupit të Ambasadës gjermane e KFOR-it për ngjitje në Malet e Sharrit, për shkaqe sigurie s’shkojnë deri në majë
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, me disa ushtarë të KFOR-it ...
-
Osmani: Roli i SHBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të sta...
-
Audia përfundon në fushën me misër, policia e gjenë shoferin duke fjetur
Në Umpferstedt të Gjermanisë një shofer ka përfunduar me veturën e tij në fus...