Lajme

Aksidenti në Kroaci, konfirmohen dy viktima nga kjo komunë

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 26 July 2021

Komuna e Junikut ka njoftuar se në aksidentin në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 persona, janë edhe dy gra nga kjo komunë.

Në njoftim bëhet e ditur se ka edhe të lënduar nga kjo komunë.

Të tronditur nga aksidenti tragjik i mërgimtarëve tanë në Kroaci . Komuna e Junikut përjetoi rëndë ngjarjen e ndodhur në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ku në aksidentin tragjik humbën jetën dhjetra mërgimtar tanë, në mesin e tyre udhëtimi i fundit për në vendlindje tek familjarët që i prisnin ishte për bijën tonë Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe nënën tonë Gjyle Maloku, bashkqytetarë të tjerë arritën të mbijetojnë për të cilët lutemi për shëndetin e tyre duke iu uruar shërim dhe të iu bashkohen familjeve në Kosovë sa më të shpejt”, thuhet në njoftimin e Komunës së Junikut.

-Advertisement-

Ndryshe, dhjetë persona kanë mbetur të vdekur dje në Kroaci nga aksidenti tragjik pas daljes nga rruga të autobusit me të cilin po udhëtonin nga Gjermania në Kosovë.

Shoferi ka deklaruar se për një moment e zuri gjumi mbi timon, çka solli edhe daljen nga rruga.

Po ashtu, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar mbi 40 persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera