Lajme

Aksidenti në Bullgari, të shtruarit në spital janë në gjendje të mirë

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 23 November 2021

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka njoftuar se të gjithë të lënduarit nga aksidenti që janë hospitalizuar në spitalin në Pirogrov në Sofje janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetë.

Pas vizitës në spital bashkë me kryeministrin, Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm, Bujar Osmani, Filipçe theksoi se vetëm një pacient është me të thyera që do të nevojitet të bëhen analiza shtesë dhe të konstatohet nëse do të ketë nevojë për intervenim kirurgjik.

“I vizituam pacientët. Bëhet fjalë për lëndime të lehta, të sanuara nga kolegët tanë, për çka jam shumë falënderues. U morëm vesh që të jemi në kontakt këtyre ditëve që pas stabilizimit të plotë të gjendjes, pacientët ti transferojmë në Shkup, për tretman të mëtutjeshëm”, deklaroi Filipçe./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera