Lajme

Aksidenti në Bullgari, reagon edhe Borell

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 23 November 2021

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë dhe Siguri, Josep Borrell, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari e ku vdiqën 45 persona nga Maqedonia e Veriut – kryesisht shqiptarë.

Borrell thotë u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave teksa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

“Lajm i tmerrshëm nga Bullgaria mëngjesin e sotëm, pas një aksidenti autobusi që rezultoi me viktima të shumta, shumë nga Maqedonia e Veriut fqinje. Mendimet tona janë me familjet e tyre, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë” ka shkruar Borrell në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera