Rozë

Aksidenti me motor, George Clooney mezi ngjitet në avion

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 20 July 2018

Pak ditë më parë George Clooney ishte protagonist i një aksidenti me motor në Sardenjë, i përplasur nga një makinë teksa udhëtonte me scooter drejt xhirimeve të serialit televiziv “Cathh-22”. I transportuar në spital menjëherë, aktori ka dalë sot prej andej pa pasoja shumë të rënda, me përjashtim të një dëmtimi në gju.Pikërisht për shkak të këtij problemi, e ka pasur të vështirë të ecë i vetëm siç tregojnë fotot e publikuara nga shtypi italian. Divi hollivudian, i shoqëruar nga Amal, ka bërë daljen e tij të parë publike. Në imazhe, duket se Clooney mbahet nga bashkëshortja teksa hipën mbi një avion privat i ndihmuar nga dy punonjës të sigurisë dhe duket në vështirësi teksa ngjit shkallët…

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera