Lajme

Aksidenti me fatalitet në Rrugën e Kombit, i aksidentuar edhe reperi i njohur nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 27 February 2021

Në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi sonte në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit, ka qenë pjesëmarrës edhe reperi nga Kosova, Diamant Sinanaj, i njohur për publikun si “BlackLion”.

Pas aksidentit, Gazeta Korrespodenti ka arritur të kontaktojë me reperin Diamant Sinanaj, i cili tha se ka pësuar vetëm lëndime të lehta, por se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Në aksidentin me fatalitet që ndodhi mbrëmë në afërsi të Rrëshenit në Rrugën e Kombit, ka vdekur një përson, i cili me veturën e tij të tipit BMW është përplasur me një kamion, pastaj është përplasur edhe me një veturë të tipit Renault.

-Advertisement-

Në veturën Renault ka qenë edhe reperi kosovar Diamant Sinanaj.

Zjarrfikëset, ambulanca dhe policia kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në videon tjetër, poashtu të siguruar nga Korrespodenti, shihen pamje të ekipeve të shpëtimit, të cilët bëjnë përpjeke për të shpëtuar personat e tjerë në këtë aksident. Nga pamjet mund të shihet se kemi të bëjmë me një aksident tejet të rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera